Dy herë nën “impeachment”/ Presidenti Trump dërgohet për gjykim në senat

14/01/2021 10:00

Donald Trump është bërë presidenti i parë në historinë amerikane që vihet dy herë nën Impeachment, pasi u akuzua për nxitje rebelimi gjatë sulmit vdekjeprurës të javës së kaluar, në Kongres.

Dhoma e përfaqësuesve e akuzon Trump se ka inkurajuar dhunën me pretendimet e tij të rreme për manipulim zgjedhjesh. Tani ai përballet me gjykim në dhomën e lartë, në senat, por kjo nuk ka gjasa të ndodhë para se ai të lërë detyrën, të mërkurën e ardhshme.

Senatorët mund të votojnë ndërkohë për ta ndaluar atë të mbajë poste publike në të ardhmen. Në një video të publikuar pas votimit në dhomën e përfaqësuesve, Trump i kërkoi ndjekësve të tij të mbeten paqësor, pa përmendur impeachmentin e tij.

“Dhuna dhe vandalizmat nuk kanë vend në Amerikë. Asnjë mbështetës i vërtetë i imi nuk duhet të mbështesë kurrë dhunën politike”, tha Trump.

FBI ka paralajmëruar për protesta të mundshme të armatosura në Uashington DC dhe 50 kryeqytetet e shteteve amerikane në ditët para inaugurimit të demokratit Joe Biden. Akuzat që çojnë në impeachment, janë politike, jo kriminale. Në tekstin e miratuar nënvizohet se Trump përsëriti deklarata të rreme për manipulimin e zgjedhjeve dhe inkurajoi turmën t’i drejtohej kongresit çka edhe çoi në dhunë dhe humbje jete.

“Presidenti rrezikoi sigurinë e shteteve të bashkuara dhe institucionet e vendit, kërcënoi integritetin e sistemit demokratik, ndërhyri në tranzicionin paqësor të pushtetit dhe goditi një degë të barasvlefshme të qeverisjes.

Për dy orë e gjysmë, dhoma e kontrolluar nga demokratët bëri deklarata pro dhe kundër vënies së Trump nën hetim, e në përfundim, dhjetë republikanë iu bashkuan demokratëve duke e vënë për të dytën herë Trump nën impeachment me 232 vota pro dhe 197 kundër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA