Gjakderdhje në Meksikë pas vrasjes së “El Mencho”-s/ Ushtria zbret në rrugë, ekstradime masive të trafikantëve të drogës në SHBA 24/02 07:11
Demokratët siguruan sot kontrollin e Senatit të SHBA-së, pasi Jon Ossoff fitoi në raundin e dytë vendimtar të zgjedhjeve në Xhorxhia kundrejt republikanit David Perdue, sipas ABC, CBS dhe NBC.
Kjo fitore e re, pas asaj të demokratit Raphael Warnock në raundin e parë të zgjedhjeve, si edhe kontrolli i Dhomës së Përfaqësuesve, i sigurojnë presidentit të zgjedhur, Joe Biden të gjitha levat e pushtetit në Uashington.
Demokratët do të kenë 50 vende në Senat, si edhe republikanët, por siç parashikon Kushtetuta, zëvendëspresidentja e ardhshme, Kamala Harris do të ketë fuqinë të arbitrojë votat dhe, si rrjedhojë, ta anojë peshoren nga demokratët.
Top Channel