Dëmi ekonomik i shkaktuar nga pandemia e COVID-19 i dha fund pesë viteve rradhazi të rimëkëmbjes së punësimit në Spanjë, që regjistroi një rritje të papunësisë të barabartë me 23 % në vitin 2020, sipas të dhënave të lëshuara sot nga Ministria e Punës.

“Në fund të dhjetorit, numri i të papunëve u rrit me + 724 532, në 3 888 137, në krahasim me vitin e kaluar”, raportoi në faqen e tij në internet “The Guardian”.

Vetëm muajin e kaluar, u regjistruan si të papunë 36 825 persona.

“Një total prej 360 000 vendesh pune morën fund në vitin 2020, duke marrë parasysh numrin e personave që paguajnë kontribute të sigurimeve shoqërore”, theksoi “The Guardian”.

Shifrat negative i dhanë fund rimëkëmbjes së punësimit, që filloi në 2014, pas një rritjeje të papunësisë pas krizës financiare të vitit 2008.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA