Përveç krizës së pandemisë së Covid-19, Kosovës i shtohet edhe kriza politike. Kosova sot është pa një qeveri, pasi qeveria Hoti u shpall antikushtetuse, dhe pa një president të zgjedhur pasi Hashim Thaçi dha dorëheqjen për tu përballur në Hagë.
Kosova dhe zgjedhjet janë tema e diskutimit në Open në Top Channel ku janë të ftuar analistët Berat Buzhala dhe Andi Bushati.
Sipas analistit Berat Buzhala, Lëvizja Vetëvendosje ka mundësi të marrë edhe qeverinë e vetme.
“Lëvizja Vetëvendosje, ka mundësi të marrë shumicën qeverisëse e vetme. Mendoj se VV merr 45 deri në 61 deputetë. Mund të ketë një koalicion me AAK që është pak toksike në koalicione.
Gjykata Kushtetuese thotë se qeverinë e formon shumica, jo partia e parë. Mund ta formojnë qeverinë një koalicion LDK –PDK. VV e ka luftën me këto dy parti. Hoti dhe Hoxhaj janë figura të dobëta elektoralisht. Por është mirë që Albin Kurti ta marrë i vetëm qeverinë”- tha Buzhala.
Related
Top Channel