Sociologët shpjegojnë se kultet e sektet synojnë pjesën shpirtërore të individit dhe shoqërisë, si një mënyrë për të manipuluar bazën e mendimit. Ata thonë se fëmijët janë të preferuarit e tyre. Dhe kjo jo më kot.
“Fëmijët janë objekti kryesor i rriskut ata synohen të përpunohen dhe të përgatiten pasi një fëmijë i përgatitur shpirtërisht në parimet e një morali të caktuar fetare, nesër ai është jo vetëm një praktikant, por edhe shpërndarës i kësaj ideologjie dhe përphapjes së saj. Së dyti janë edhe gratë, pasi në ndryshim nga burrat ata janë më rezistente më të durueshme ndaj praktikave fetare” u shpreh sociologu Edmond Dragoti.
Arjan Curri, teolog, bën edhe një identikit të marrëdhënies që vendoset midis liderit dhe ndjekësve të tij. Ndonëse ligji është shumë delikat kur vjen puna për tek feja, ai thotë se shteti duhet ta ketë gjithmonë një sy hapur e të jetë i kujdeshsëm që të kontrollojë edhe ata që nuk e shfaqin veten.
“Janë një karakteristikë e shoqërive njërëzore, e grupeve më të margjinalizuara dhe e grupeve me personalitet të dobët, pra që e kanë të nevojshme që të gjejnë një lider shpirtëror se si ta jetojnë jetën dhe se si ta interpretojnë një literaturë në një mënyrë të caktuar.
Ka lidera karizmatikë që e vendosin autoritetin e tyre jo sipas traditës, as legjimitetin, por sipas karizmës apo talentitit të tyre për të predikuar një dogmë dhe afrojnë njerëz të tillë rreth vetes” u shpreh Arjan Curri, Teolog.
Emisioni i plotë:
Top Channel