Liria e besimit është e garantuar me Kushtetutë dhe askush nuk mund të ndërhyjë në atë që çdo individ zgjedh të besojë. Por ekspertët ngrenë alarmin se duhen gjetur mekanizmat për të skanuar personat që predikojnë në sektet fetare.

Top Story bëri një hulumtim në Tiranë, për të parë se ku janë disa prej këtyre objekteve të kultit, por ishte thuajse një mision i pamundur. Në shumë raste edhe pse sallat apo ambientet ku predikohet një besim i caktuar ishin aq pranë, as banorët e lagjes nuk e dinin se ku ndodheshin.

Komiteti Shtetëror për Kultet numëroi se në vendin tonë operojnë 611 organizata dhe fonadacioneve me natyrë fetare dhe humanitare. 248 prej tyre janë fondacione, 323 janë organizata joqeveritare të lidhura me fenë dhe 40 janë qendra. Një pjesë e tyre janë organizata të bashkësive fetare zyrtare, pasi edhe ata vetë janë të regjistruara si fondacione.

Komunitetet fetare administrojnë 114 institucione arsimore, përfshirë universitete, shkolla fillore dhe të mesme, parashkollorë, kopshte, shkolla profesionale dhe shtëpitë e fëmijëve. Sipas ligjit, Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sportit duhet ti licencojë këto institucione dhe kurrikulat jo-fetare duhet të jenë në përputhje me standardet kombëtare të arsimit.

Top Story i kërkoi Komitetit Shtetëror për Kultet ti vinte në dispozicion këtë listë, por kërkesa u refezua me justifikimin se lista mund të kishte pasaktësi e mund të shkaktonte keqkuptime.

“Shoqatat fetare nuk kanë asnjë detyrim ligjor të vijnë të regjistrohen apo të afrojnë Komitetin shtetëror për Kultet. Ne ndjemë nevojën që të kishim një kuadër të qartë, ndaj gjatë 2017-ës në gjykatën e Tiranës kemi kontrolluar statuin e çdo OJF dhe janë munduar të nxjerrin të gjithë nominativët e shoqatave me karakter fetar apo humanitar. ky numër ka pasaktësi sepse duke qenë se nuk ka një kategorizim, por na dha një kuadër. Këtu përfshihen edhe qendrat apo organizatt e bashkësive fetare. Gjatë vitit 92-97 ka pasur një boom një regjistrim të shoqatave me karakter fetar, por që nuk kanë funksionur fare dhe që atëherë nuk janë çrregjistruar.” u shpreh Loreta Aliko, drejtore Komiteti Shtetëror për Kultet.

Emisioni i plotë:

Top Channel