Aksident në aksin Lushnje-Fier/ Motori përplaset me makinën, drejtuesi i motomjetit në gjendje të rëndë

22/04/2026 18:53

Një motor është përplasur me një automjet në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” në aksin Lushnje-Fier. 

Si pasojë e aksidentit ka marrë dëmtime drejtuesi i motorit, Anxhelo Tare dhe gjendja e tij paraqitet e rëndë.

Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesi i motomjetit ka hyrë në parakalim duke mos vënë re automjetin i cili po kalonte nga njëri kah në tjetrin.

Lushnjë/ Informacion paraprak

Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Lushnjë–Fier”, shtetasi Z. H., 50 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përfshirë në një aksident rrugor me një motomjet, me drejtues shtetasin A. T., 28 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. T., i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top Channel