29 kallëpe lëndë eksplozive (shpërthyese) me peshë 18 kg dhe 15 kapsolla detonatore janë sekuestruar gjatë një operacioni policor në Durrës, ku ranë në pranga dy persona, të cilët do i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro.
Bëhet fjalë për B. B., 42 vjeç dhe Sh. T., 31 vjeç, banues në Kukës.
Pas informacionit të siguruar se në drejtim të Durrësit po lëvizte një automjet me 2 persona, të cilët kishin vendosur në bagazh një sasi të konsiderueshme lënde eksplozive, efektivët organizuan punën dhe në Sukth ndaluan mjetin me të cilin po lëviznin shtetasit B. B. dhe Sh. T.
“Pas kontrollit të ushtruar në bagazhin e mjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 29 kallëpe me lëndë eksplozive, me peshë 18 kg, si dhe 15 kapsolla detonatore, të cilat këta shtetas do t’i shisnin kundrejt vlerës 12.000 euro. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shkruhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel