Vëllai dhe motra e Kristinës dhe Zhanetës thotë se Përparim Tela i vrau motrat pasi kishte frikën e denoncimit.
Para se ti vriste,motra e madhe i tha se nuk donte të kishte të bënte më me të. Mua më treguan para pak kohësh se çfarë kishin përjetuar gjithë këto vite. Ai është shumë njeri i fortë, edhe unë jam i frikësuar, është i fortë, ai ka pasur bashkëpunues”.
Sipas motrës edhe bashkëshortja e Përparimit ishte në dijeni. “Ajo e dinte, madje edhe vetë e ka shitur një fëmijë. Ishte shtatzënë dhe e shiti sepse nuk i dilnin lekët të bënte vilën”.
“Motrën e vogël e mori peng kur ishte 15 vjeç. Babit i tha nëse denoncon do t’ju zhduk të gjithëve. Nga frika nuk denoncoi. Ai i ka marrë në Itali dhe i ka nxjerrë në rrugë si prostituta. Më pas i linte shtatzënë dhe i shiste fëmijët, në dijeninë time janë mbi 10 fëmijë. Kur ato nuk pranonin t”i shisnin fëmijët ai i torturonte, ishin të nxira, të torturuara me tel”.- thotë Bashkimi.
“Motrat nuk i linte t’i takonim, pastaj na thoshte që fëmijët kanë vdekur dhe nuk merrnim vesh asgjë. Ai kishte hall mos i dilnin pisllëqet dhe i kontrollonte shumë”.
Top Channel