Ujëvara e Valës në Devoll rrezikon të shkatërrohet, pasi bashkia ka shpallur një tender 1.5 milionë euro dhe synon të ndërtojë një ujësjellës prej aty.
Sipas një investigimi të “Fiks Fare”, bashkia synon që përmes ujësjellësit në fjalë të furnizojë me ujë disa fshatra në zonën e devollit. Bashkia ishte vënë në dijeni se zona në fjalë ishte në proces për shpallje “Zonë e Mbrojtur”, ndërsa nuk është dhënë leja në Drejtorinë e Baseneve dhe Ujërave dhe as leje mjedisore. Banorët e Sinicës janë kundër prishjes së Ujëvarës dhe futjes së ujit të saj në tubacione.
Ndërsa në Bashkinë Devoll, kryetari Eduart Duro u shpreh se e kupton shqetësimin e banorëve, por garanton se Ujëvara e Valës nuk ka për t’u prishur.
Ndërsa në Administratën Rajonale të Zonave të Mbrojtura në Korçë, ku drejtori Mihallaq Qirio u shpreh se është bërë një investigim në Ujëvarën e Valës me një grup ekspertësh, të cilët të gjithë kishin dalë në mendimin se zona duhet të shpallet Zonë e Mbrojtur.
Top Channel