Akneja i “shkatërron” fytyrën/ Aktorja nxjerr fotot pa “make up”

29/12/2020 21:01

Me postimin e një fotoje pa filtra, ku ajo vetë shihet sakaq pa make up në fytyrë, aktorja 25 vjecare Matilda De Angelis i tregoi fansave të gjithë pasiguritë e saj. fotoja tregon qartë se çfarë dëmtimi i ka bërë akneja fytyrës së vajzës, e cila në fotografi zyrtare e filma duket mjaft bukur.

Protagonistja e The Undoing, konsiderohet një prej yjeve të rinj televizivë më të suksesshëm të momentit. Por bukuroshja italiane u përpoq të tregonte se jo gjithmonë gjërat janë ashtu sic duken. “akneja praktikisht është duke ngrënë fytyrën time”, thote Matilda.

“Ka disa gjëra në jetë të cilat njeriu nuk i kontrollon dot dhe ky vit na e mësoi mirë. Për mua, të jem aktore dhe të punoj me një fytyrë të pushtuar nga aknet është një prej këtyre sfidave. Çdo ditë duhet të zgjohem, të dal para pasqyrës dhe para kamerës me gjithë ngarkesën emocionale që përfshin të qenit ‘e shkëlqyer’ dhe e përqendruar së bashku me të gjitha frikërat dhe pasiguritë që më vijnë prej lëkurës sime.

Ka probleme shumë më të mëdha në jetë, unë jam e vetëdijshme për to, por doja ta ndaja këtë të vërtetë të vogël, mbase për t`u ndjerë më e fortë, mbase për të pranuar veten. Frikërat mund të na paralizojnë ose mund të bëhen një forcë e madhe sunduese, megjithatë na takon neve ta zgjedhim rrugën që do të ndjekim”, shprehet aktorja.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel