Mick Schumacher ishte katërmbëdhjetë vjeç kur të dielën e 29 dhjetorit 2013, ai e gjeti veten si dëshmitar të aksidentit të babait të tij, Michael në shpatet e Meribel-it.
Njeriu që ecte me 300 kilometra në orë në pistat e garave me makina, vuajti goditjen më të rëndë në një zbritje amatore me ski në alpet franceze, por tani trashëgimia e dinastisë Schumacher, nuk ndërpritet në gara.
Mick, djali i legjendës së Formula 1 po përgatitet të rikthejë emrin e familjes në Kampionatin Botëror.
Mikael Shumaker u quajt “djali i erës” për pasionin e tij, për shpejtësinë që e shtyu atë të kalonte kufijtë. Por edhe pse ai dha lamtumirën ndaj garave, gjithçka ndaloi atë 29 dhjetor 2013. Atë ditë jeta e 7 herë kampionit të botës ndryshoi përgjithmonë. Në një aksident skish në Méribel, në Alpet Franceze, sportisti i paarritshëm papritmas u bë një njeri i pambrojtur.
Mikael nuk po ecte shpejt mbi akull, siç dëshmohet nga pamjet e kameras GoPro në kaskën e tij. Asnjë lëvizje e rrezikshme, asnjë gjest i pamatur. Thjesht fatkeqësia e “shkeljes” në një gur të fshehur nga bora dhe goditjes së kokës në një shkëmb. Një fatalitet që ende po studiohet. 308 gara të zhvilluara nuk ishin asgjë krahasuar me garën më të rëndësishme me të cilën po përballej piloti gjerman, garën për jetën.
Që atëherë, Mikael po lufton brenda mureve të shtëpisë së tij në Zvicër, i mbrojtur nga familja e tij, gruaja e tij Corinna dhe nga heshtja, ndërsa bota e jashtme mezi pret të dijë nëse dhe kur do të përfundojë makthi. Hipoteza, thashetheme, gjeste, fraza, supozime ose hamendësime të thjeshta kanë rënë poshtë. Lajmet e qarkulluara gjithmonë kanë ushqyer shpresën, por nuk ka përgjigje të caktuara për kushtet e tij shëndetësore, edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga aksidenti.
Top Channel