Mot i keq/ Gjiri i Vlorës, nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese dhe peshkarexhat
27/12/2020 10:41
Moti i përkeqësuar ka përfshirë edhe gjirin e Vlorës.
Era me shpejtësi deri në 17 m/s nga Jugu ka shkaktuar dallgë 6-ballëshe në det të hapur, ndërsa në gji deri në 4 ballë.
Për shkak të situatës në fjalë nuk lejohen të lëvizin mjetet e vogla lundruese si dhe peshkarexhat, ndërkohë që trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka dalë në det të hapur, për t’u ankoruar ditën e hënë në mol, me qëllim vijimin e lundrimit drejt Italisë.
Top Channel