Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i vranët duke sjellur reshje në të gjithë territorin. Në zonat Veriore dhe Verilindore reshjet do jenë në formën e borës.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -1°C në 02°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 09°C dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 12°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të kthellët por që herë pas here do të zëvendësohet nga reshjet. Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 00°C në 03°C dhe në zonat e ulëta nga 03°C në 06°C.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet kryesore të Shqipërisë, Kosovës dhe botës:
Top Channel