Spitali i Sarandës dhe ai i Delvinës janë pajisur sot me pajisje mjekësore, për të përballuar më mirë volumin e punës.
Me dorëzimin e 60 kutive shtesë me ndihma mjekësore, spitali i Sarandës i shërben edhe 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.
Ndërsa spitali i Delvinës u pajis me shtretër spitalor, komodina, dyshekë dhe krevate vizitash, për të përmirësuar kushtet e shërbimit për qytetarët e Delvinës dhe Vergoit.
Detajet për ndihmat spitalore nga Swiss Foundation for Innovation i ka ndarë deputeti socialist Alket Hyseni në facebook.
Statusi në facebook
Me mbështetje të miqve zviceran të Swiss Foundation for Innovation, dorëzuam sot në Spitalin🏥 e Sarandës mbi 60 kuti me pajisje mjekësore, veshje dhe mbulesa kirurgjikale, garza, fasho etj.
Ky spital, në përmasat, volumet e punës dhe funksionet është tashmë një institucion rajonal i kompletuar me staf të mrekullueshëm dhe pajisje moderne, duke i shërbyer 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.
Do të jemi përherë në krahë të mjekve👨⚕️ dhe infermierëve👩⚕️ të palodhur, heronjve tanë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë🦠 dhe në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve🙏🏼
Spitalit🏥 të Delvinës ju dorëzuan sot pajisje spitalore dhuratë nga Swiss Foundation for Innovation. Shtretër spitalor, komodina, dyshekë dhe krevate vizitash, për të përmirësuar kushtet e shërbimit për qytetarët e Delvinës dhe Vergoit.
Mirënjohje Z. Kristian Vogel dhe donatorëve zviceran që na gjenden pranë në përmirësimin e standarteve të shërbimit tonë spitalor dhe ambulator!
Top Channel