Pajisje spitalore shtesë për spitalin e Sarandës dhe Delvinës, ndihmë edhe për bashkitë e tjera

26/12/2020 17:24

Spitali i Sarandës dhe ai i Delvinës janë pajisur sot me pajisje mjekësore, për të përballuar më mirë volumin e punës.

Me dorëzimin e 60 kutive shtesë me ndihma mjekësore, spitali i Sarandës  i shërben edhe 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.

Ndërsa spitali i Delvinës u pajis me shtretër spitalor, komodina, dyshekë dhe krevate vizitash, për të përmirësuar kushtet e shërbimit për qytetarët e Delvinës dhe Vergoit.

Detajet për ndihmat spitalore nga Swiss Foundation for Innovation  i ka ndarë deputeti socialist Alket Hyseni në facebook.

Statusi në facebook

Me mbështetje të miqve zviceran të Swiss Foundation for Innovation, dorëzuam sot në Spitalin🏥 e Sarandës mbi 60 kuti me pajisje mjekësore, veshje dhe mbulesa kirurgjikale, garza, fasho etj.

Ky spital, në përmasat, volumet e punës dhe funksionet është tashmë një institucion rajonal i kompletuar me staf të mrekullueshëm dhe pajisje moderne, duke i shërbyer 5 bashkive, Delvinë, Finiq, Konispol, Himarë dhe natyrisht Sarandë.
Do të jemi përherë në krahë të mjekve👨‍⚕️ dhe infermierëve👩‍⚕️ të palodhur, heronjve tanë në ballë të frontit të luftës kundër pandemisë🦠 dhe në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve🙏🏼

Spitalit🏥 të Delvinës ju dorëzuan sot pajisje spitalore dhuratë nga Swiss Foundation for Innovation. Shtretër spitalor, komodina, dyshekë dhe krevate vizitash, për të përmirësuar kushtet e shërbimit për qytetarët e Delvinës dhe Vergoit.

Mirënjohje Z. Kristian Vogel dhe donatorëve zviceran që na gjenden pranë në përmirësimin e standarteve të shërbimit tonë spitalor dhe ambulator!

FOTO GALERI
2/9

Top Channel