Tregtimi i lëndëve piroteknike/ Sekuestrohen 70 pako kapsolla, procedohen penalisht dy pronarë dyqanesh në Peshkopi

25/12/2020 10:32

Në Dibër janë sekuestruar 70 pako kapsolla dhe janë proceduar penalisht dy pronarë dyqanesh.

Policia e Dibrës ka shtuar kontrollet në markete dhe dyqane për parandalimin e tregtimit të lëndëve piroteknike.

Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H., dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit E. I, janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, policia ka nisur me procedimin penal dhe materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm.

Njoftimi i policisë/ Dibër

Policia e Dibrës kontrolle të shtuara në markete dhe dyqane për parandalimin e tregëtimit të lëndëve piroteknike.

Sekuestrohen në qytetin e Peshkopisë 70 pako kapsolla.

Procedohen penalisht dy pronarët e dyqaneve ku u gjetën kapsollat.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër kanë shtuar masat për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarreve dhe përdorimin civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Masat e shtuara konsistojnë në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit, magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve në prag të festave të fundvitit.

Si rezultat i kontrollit në qytetin e Peshkopisë në dyqanin në pronësi të shtetasit D. H., dhe në dyqanin ne pronësi të shtetasit E. I, janë gjetur dhe sekuestruar 70 pako kapsolla të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve , Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër filluan procedimin penal dhe materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.

Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin dhe në këtë kuadër Policia e Dibrës fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve duke ju garantuar ruajtje anonimati dhe reagim të shpejtë e të paanshëm

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA