Kujdesi për shëndetin parësor në këtë periudhë/Disa bimë që mund të konsumojmë

24/12/2020 15:07

Herbalisti Irfan Gjeçi na tregon në “Shqipëria live” disa çajra dhe përgatitje që mund të bëjmë vetë në shtëpi për të forcuar imunitetin.

Gjeçi rekomandon të konsumojmë çajra të ndryshëm gjatë gjithë ditës.

Hithra, -thotë ai, është e rëndësishme për të shtuar nivelin e hekurit në gjak.

Trëndafili i egër është i pasur me vitamin C që ndikon në forcimin e imunitetit.

Nëse keni probleme me frymëmarrjen, konsumoni xhinxher me limon. Përdorni 5 deri 10 cm zhardhok të xhinxherit çdo ditë.

Çajin e murrizit e këshillon për përforcimin e zemrës.

Ndërkohë si një metodë “bio” për të larguar bakteret dhe mikrobet nga shtëpia juaj, sugjeron të vendosni një kokërr qepë në çdo dhomë.

 

Top Channel