Një ditë pasi ish-Presidenti Bujar Nishani e këshilloi t’i hidhte një sy dosjeve të Sigurimit të Shtetit dhe i kërkonte t’i thërriste kujtesës edhe për dy pseudonime Sateliti dhe Vigjilenti, Romeo Gurakuqi akuzon ish-kreun e shtetit për shantazh, teksa zotohet edhe për pastërtinë e familjes së tij.
Për të siguruar pastërtinë e figurës, ish-deputeti demokrat bën publik dokumentin e autoritetit të dosjeve, i cili ka verifikuar të shkuarën e tij para vitit 1991, periudhë në të cilën ai hedh dyshime mbi të kaluarën e Bujar Nishanit.
Avokatët e tij kanë gati padinë për Bujar Nishanin, për dy akuza.
Ish-deputeti demokrat, i cili në vitin 2017 udhëhoqi listën e Shkodrës dhe Komisoni i Vlerësimit i ndaloi kandidimin, konfirmon se do jetë pjesë e fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa pret vendimin e forumeve të larta të partisë, për të qenë sërish pjesë e listës për deputet.
Top Channel