SHBA afër marrëveshjes me BionTech/Pfizer për dhjetëra miliona doza shtesë të vaksinës anti-COVID

23/12/2020 09:50

Autoritetet në SHBA kanë zhvilluar bisedime dhe janë pranë marrëveshjes me BionTech/Pfizer për të marrë dhjetëra miliona doza shtesë të vaksinës kundër koronavirusit të ri (COVID-19) në këmbim të ndihmës për qasje më të mirë në produktet e prodhimit.

Një zyrtar që ndjek bisedimet e zhvilluara me BionTech/Pfizer në një deklaratë për Associated Press tha se me kompaninë farmaceutike po bisedohet marrëveshja dhe se ajo do të përfundojë së shpejti.

Vaksina kundër COVID-19 e BionTech/Pfizer është vaksina e parë që u miratua për përdorim më 11 dhjetor nga Administrata e Barnave dhe Ushqimit të SHBA-së (FDA).

Ndërsa më 15 dhjetor, FDA miratoi sigurinë e vaksinës kundër COVID-19 të zhvilluar nga kompania bioteknologjike amerikane Moderna.

SHBA ka porositur paraprakisht gjithsej 810 milionë vaksina kundër COVID-19, prej të cilave 300 milionë nga AstraZeneca/Oxford, 110 milionë nga Novavax, 100 milionë nga Johnson & Johnson, 100 milionë nga Moderna, 100 milionë nga Pfizer/BioNTech dhe 100 milionë nga Sanofi/GSK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA