Martin Prela mban në trup xhupin e Xhulios dhe i ulur përkrah fotografisë së tij ku i riu krenohej me uniformën e policit, i ati pret ngushëllime për vrasjen e të birit.

Policët e thjeshtë dhe pedagogët e akademisë ku Xhulio synonte t’i ngjitej në supe grada e nënkomisarit ia shtrënguan dorën, por eprorët nuk e shkelën derën e hapur për mort. Se kush ishte 26 vjeçari Xhulio Prela dhe sa e donte ai policinë, Martin Prela përsërit se do të jetojë ai për ta rrëfyer.

Nuk e pranonte të padrejtën , ja merrte mendja që ishte e drejtë dhe nuk tërhiqej, jo thoshte kjo është e drejta dhe njerëzit nuk duhet të tërhiqen nga e drejta. Po të jap një shembull , nuk e niste makinën pa vënë unë rripin, me thoshte babi duhet të bëhet edukatë është për ty për jetën tënde jo për policin”, tha babai.

Në ditën e 18 të vrasjes së të birit, Martin Prela përmend problemet me të cilat haset polici i thjeshtë duke kujtuar se si Xhulio Prela u lëviz nga komisariati i Lezhës dhe u emërua në Shkodër pas konflikteve me personazhe të lidhur me politikën .

“ E nxirrnin në detyrë dhe e shisnin eprorët, policin e shesin. Ai vetëm thoshte ka probleme në Lezhë , nuk na mbrojnë, ne ndeshemi me njerëzit kur kërkojnë rregulla ata pas pak kohe dalin na bëjnë karshillëk. Vetëm ai thoshte nga këto, njerëzit që janë të pushtetshëm, ato që sillen rreth tyre i bënin këto. Ai mua më ka thënë këtë, ka qenë një makinë e cila parkohej gabim e cila mesa dukej këta nuk kishin informacion se e përdorte deputeti, se cili deputet nuk e di dhe personi që e përdorte makinën në dobi të atij deputetin e bllokonte makinën tërë kohën. Gjatë shërbimit i tërhoqëm vëmendjen dy tre herë , pastaj ishim të detyruar i vumë fletën e gjobës. Pastaj me sa di unë ka ndërhyrë një gazetar, a në atë rast apo në një tjetër ka ndërhyrë një gazetar, ka vënë dorë, a e ka goditur apo çfarë nuk e di por mbaj mend që djali ka ardhur i mavijosur. Mund të ketë qenë në komisariat ndërhyrja e deputetit por aty për aty jo, nuk e di i cilës force politike është deputeti”, thotë ai.

Teksa hetuesit këmbëngulin se polici Xhulio u vra për motive të dobëta pas një mos marrëveshjeje për dritat, Martini ka dyshimet e tij”

“Ma merr mendja se nëqoftëse ka zot në qiell dhe nata e shenjtë e asaj nate e Shën Kollit do ta nxjerrë në dritë jetën e djalit tim , sado ta mundohen ta mbulojnë do dalë e vërteta, ditën që do zbardhet do jetë më e rëndë. Kushdo, nëse dikush është paguar , kushdo që e ka bërë, të dyja palët para meje do të jenë njëlloj, asnjëra më e lehtë, të dimë a ju patëm borxh apo na mbetën borxh”.

Për vrasjen e policit të ri , është arrestuar një i ri që nuk e pranon krimin, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA