Historia përsëritet/ Të shtëna në një shkollë në Filipine, tre të vdekur dhe tetë të plagosur, ngjarja ndodhi gjatë pushimit të drekës
Nga sot Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale, pasi presidenti Ilir Meta emëroi gjyqtarin e gjashtë, Përparim Kalon.
Kalo është anëtari i gjashtë i Gjykatës Kushtetuese, duke e bërë tanimë këtë gjykatë funksionale dhe duke përmbushur një kërkesë të ndërkombëtare për vënien në funksion brenda këtij viti.
Ndërkohë ambasadorja amerikane Yuri Kim ka përshëndetur duke e quajtur lajm të madh. Kim thotë se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese tashmë Shqipëria ka plotësuar një nga dy kushtet për negociatat.
Postimi
LAJM I MADH: Presidenti Meta ka dekretuar Përparim Kalon si anëtarin e 6 të Gjykatës Kushtetuese. Sapo Kalo të betohet nesër, do të ketë kuorum. ?? do e mbyllë 2020 me një GJK funksionale, pas pothuajse 3 viteve pa të. Presidenti, KED & Parlamenti kanë meritat më të mëdha!
Ky ishte rezultati i veprimeve urgjente nga udhëheqësit, në linjë me opinionin e Kom. Venecias. Me një GJK funksionale, ?? plotëson kushtet për hapjen e negociatave për anëtarësimin në BE. Ky është një hap gjigand përpara! Urime popullit ??! Le të vazhdojmë të ecim përpara!

Top Channel