Një çafkë që dukej sikur po gjuante peshk duke qëndruar mbi sipërfaqen e ujit, në fakt po mbahej në kuriz nga një hipopotam i zhytur.

Touristja Michelle Slater e cila bëri fotot ne parkun Kruger ne Afriken e Jugut, tha se kishte parë çafkën që ulej nga fluturimi në ujë, dhe më pas nisi të ngrihej gradualisht bashkë me hipopotamin që dilte në sipërfaqe.

Ajo tregon: “Ne ishim ulur në parkun Sunset Dam duke parë hipopotamët, kur një çafkë gri erdhi në fluturim dhe u ul tamam mbi kurrizin e hipopotamit. Shpendi i zgjuar po qëndronte mbi të teksa hipopotami kryente ‘nevojat personale’ në ujë”.

“Çafka nisi të ndiqte lëvizjet e peshqve dhe me goditjen e parë të sqepit të fuqishëm kapi gjahun e saj. Më pas nisi të lëvizte rrotull me peshkun në sqep, sikur donte t’i tregonte hipopotamit kapjen e saj”.

Hipopotamët peshojnë rreth 3500 kg dhe janë kafsha më e rëndë tokësore pas elefantit.

FOTO GALERI
2/7
... dhe ngrihet gradualisht bashke me hipopotamin

Top Channel