Vllaznia humb me Laçin/ Tirana barazim 1-1 me Skënderbeun

19/12/2020 19:52

Laci ndal Vllazninë duke regjistruar fitoren e parë nën drejtimin e Shpëtim Duros. Kurbinasit arritën të marrin 3 pikë të çmuara në javën e fundit të fazës së parë të Kategorisë superiore teksa fituan ndaj skuadrës kryesuese të kampionatit me rezultatin 1-0.

Gjithçka u zgjidh në minutën e 88 kur Xhixha shënoi golin e fitores së Laçit. Pavarësisht humbjes Vllaznia mbetet në krye të renditjes me 19 pikë, ndërsa Laçi e sheh veten në vendin e 7 me 11 pikë.

Skënderbeu dhe Tirana nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në Korçë, me skuadrën bardheblu që e mbylli atë me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ismailgecit. skuadra e Julian Ahmataj kaloi e para në avantazhme Maran, por bardheblutë iu përgjigjën me golin e Bathës duke barazuar 1-1 që qëndroi i tillë deri në fund të 90 minutësh.

Ndërpritet seria e 5 fitoreve radhazi të Kukësit dhe meritën për këtë e ka Kastrioti që mposhti skuadrën e Skënder Gegës me rezultatin 1-0. Fati i takimit u vendos nga Patrik Bardhi me golin e tij të shënuar në minutën e 17′ duke bërë që krutanët të kthehen te fitorja pas 2 humbjeve radhazi. Në ndeshjen tjetër të Superiores, Teuta arriti të fitojë në Fier ndaj Apolonisë 1-0 me golin e Lorenzo Vilës.

Ndërkohë Partizani, pa Ilir Dajën në stol për shkak të disa problemeve shëndetësore, siç njofton vetë klubi i kuq, nuk ka mundur të shkojë më tepër se një barazim pa gola në ndeshjen ndaj Bylisit. Duke marrë nga një pik të dyja skuadra që nuk i shërben për asgjë. .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA