Italia nuk gjen qetësi, sërish qindra viktima dhe mijëra të infektuar nga COVID
19/12/2020 18:48
553 persona kanë humbur jetën dhe 16 308 të tjerë rezultojnë të infektuar nga pandemia Covid-19, gjatë 24 orëve të fundit.
Lajmi i mirë është se 23 384 persona janë shëruar, ndërsa janë kryer 176 185 në 24 orët e fundit.
Pandemia ka shkaktuar deri më sot në Itali 1.938.083 të infektuar e 68.447 viktima.
Qeveria italiane ka marrë vendimin për të mbyllur vendin totalisht për festat e fundvitit. Kryeministri Giuseppe Conte tha se i druhet Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve dhe për rrjedhojë kanë marrë vendimin që nga data 24 dhjetor deri më 6 janar Italia të jetë “zonë e kuqe”.
Top Channel