Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të hiqen ndalesat e qarkullimit deri pas festave për shkak të lëvizjes së lirë të bashkëatdhetarëve. Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook,

Haradinaj ka thënë se ardhja e bashkatdhetarëve tanë e gjallëron jetën dhe ekonominë në Kosovë. “Festat e fundvitit e gjallërojnë jetën në Kosovë, familjet tona dhe po ashtu ekonominë e vendit. Zakonshëm po ndodh edhe këtë vit, pavarësisht rrethanave pandemike, sikurse edhe në rrethanat e vështira historike për shqiptarët, mijëra bashkatdhetarë ia kanë mësyrë Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se bashkatdhetarët po hasin në vështirësi gjatë arritjes në shtëpitë e tyre. “Apeloj tek institucionet e vendit, që të hiqet ndalesa e qarkullimit, të paktën deri pas festave. Kjo do mundësonte qarkullimin e lirë të motrave e vëllezërve tonë që jetojnë jashtë vendit, e që po hasin në vështirësi të arrijnë në shtëpitë e tyre. Mirë se vini bashkatdhetarë! Atdheu ju mirëpret!”, është shprehur Haradinaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA