Video virale/ 9-vjeçarja rrëshket 40 herë teksa tenton të ecë në rrugën e akullt në Ukrainë (foto+video)

18/12/2020 17:21

Pamjet e një vajze shkolle që rrëzohet rreth 40 herë teksa tenton të ecë në një trotuar të ngrirë në kryeqytetin e Ukrainës, janë kthyer së fundmi në ‘hit’ të internetit.

Nëntë vjeçarja Maria Moiseyenko përpiqet me të gjitha forcat kundër të ftohtit ektrem teksa tentativat e saj qesharake janë kapur nga kamerat e sigurisë në qendër të Kiev.

Në pamje kalimtarët shihen që tentojnë ta ndihmojnë teksa ajo tenton të nisë ecjen në rrugën e kalldrëmtë Andriyivsky Uzviz, një nga rrugët historike të kryeqytetit të Ukrainës.

Vendi u kthye në një pistë patinazhi në 10 tetor pasi moti i lagësht u ndoq nga temperatura nën zero. Pamjet tregojnë vajzën e vogël me çantë shpine teksa tenton pa sukses të ngjitet në rrugën e pjerrët.

Ajo vazhdimisht përpiqet të ngjitet në trotuarin e tatëpjetë por çdo përpjekje e saj përfundon në rrëzim në gjunjë e duar.

Sapo Maria arrin të ringrihet në këmbë, bie përsëri në rrugën e akullt. Një kalimtar shihet që tenton ta ndihmojë, por pas rrezimeve te saj i dëshpëruar ngre duart në ajër dhe largohet.

Por dështimet nuk e dekurajojnë vajzën e cila nuk heq dorë dhe në fund arrin t’ia dalë deri në fund të rrugës.

Duke folur më pas me mediat, Maria shpjegon se po nxitonte drejt vëllait të saj i cili ishte në fund të rrugës, për të shkuar në shtëpi së bashku.

Vajza tha se merret me gjimnastike, dhe ‘di si të bjerë’: “Trotuari ishte aq i rrëshkitshëm sa ishte e pamudur të qëndroje në këmbë”.

Maria shtoi se rrjedhimisht u takua me vëllanë e saj dhe shkuan së bashku në shtëpi.

Nëna e tyre Inna Moiseyenko tha se Maria, të cilën ajo e quan Masha, dhe vëllezërit e saj, janë mësuar ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe mos dorëzohen kollaj.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA