Kryeministri i vendit, Edi Rama ka prezantuar këtë të premte ministrin e ri të Mbrojtjes, Bledi Çuçin.
I pranishëm në prezantim ishte edhe ish ministri Sandër Lleshaj, i cili në fjalën e tij thotë se është bërë zgjedhje e mirë me Bledi Çuçin pasi vjen për të shërbyer, dhe jo për t’i shërbyer.
Ministri i ri në detyrë, Bledi Çuçi falënderoi paraardhësin e tij Sandër Lleshaj dhe tha se do vijonte punën e nisur prej tij, për të ndryshuar njëherë e mirë mentalitetin për policinë.
Më tej ai theksoi se në përfundim të mandatit dëshiron të mbahet mend si ‘ministri i Brendshëm dhe jo si ministri i Policisë’.
Bledi Çuçi: Faleminderit Sandër! Në politikë është si në dramaturgji. Vëmendjen e spektatorit nuk duhet ta marrë mënyra se si hyn aktori në skenë por ka shumë rëndësi dalja nga skena. Kështu që përveç shprehjes së angazhimit tim maksimal për të justifikuar besimin e Kryeministrit dhe nga Grupit Parlamentar dhe për të fituar besimin e publikut mbi të gjitha do të doja të thosha vetëm një fjalë, që në përfundim në mandatit tim do të kisha dëshirë që publiku të thoshte që ‘i mbaroi mandati i Ministrit të Brendshëm’ dhe jo mandati i ministrit të policisë apo ministrit të rendit, gjë që për fat të keq është një perceptim që vazhdon edhe pse Sandri bëri një përpjekje shumë të madhe për ta ndryshuar. Besoj fort, madje i bindur që nuk u kuptua Ministria e Brendshme si e tillë, si e tërë asnjë reformë, qoftë në policinë e shtetit, nuk do të ketë efektivitetin e duhur. Faleminderit për besimin.
Top Channel