Kanë lindur të dy në 17 dhjetor, Veliaj surprizon aktoren e madhe Tinka Kurti

17/12/2020 18:02

Aktorja e madhe e skenës dhe kinematografise shqiptare, Tinka Kurti feston sot 88-vjetorin e saj të lindjes. Në këtë ditë të veçantë për ikonën e filmit dhe teatrit, por edhe për vetë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, i cili gjithashtu feston 41-vjetorin në të njëjtën ditë, Erion Veliaj vendosi ta surprizojë aktoren duke e vizituar në shtëpi.

Me një tufë me lule në duar, ai shkoi në shtëpinë e aktores së mirënjohur shqiptare dhe i uroi asaj jetë të gjatë.

Këtë ditëlindje artistja e madhe e festoi në shtëpinë e rikonstruktuar totalisht nga Bashkia e Tiranës, pas dëmtimit që pësoi nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Mes batutash e urimesh me njëri-tjetrin, edhe aktorja i dhuroi një pikturë kryebashkiakut Veliaj, i cili i premtoi se do e vendoste në zyrën e tij. “Është marrë në Gjenevë. Mua ma kanë dedikuar, por unë po ta dedikoj me gjithë zemër ty”, tha artisja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA