Granit Xhaka nuk pritet të ketë të ardhme te Arsenali sipas medieve angleze.

Mesfushori kosovar nuk është duke kaluar momente të mira në Londër dhe ndeshja e fundit ndaj Burnleyt ishte treguesi më i mirë.Xhaka humbi nervat dhe u ndëshkua me karton të kuq, pasi kapu për fyti një futbollist kundërshtar.
Sigurisht që veprimi i tij u kritikua nga trajneri Mikel Arteta, por edhe nga tifozët dhe analistët anglez.

Daily Mail tani ka raportuar se Arsenali është gati që ta shes Xhakën gjatë afatit kalimtar të janarit.

E ardhmja e mesfushorit duket se do të jetë përsëri në elitën e futbollit gjerman, Bundesliga.
Ish-skuadra e tij, Borussia Moenchegladbach dhe Hertha Berlin janë dy ekipet që kanë shprehur gatishmëri për transferimin e Xhakës.

Arsenali është gati t’i dëgjojë ofertat për mesfushorin, por synon që të fitojë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij.
28-vjeçari ka kaluar katër vite në Londër, derisa këtë edicion ka luajtur në total në 15 ndeshje, duke mos arritur të shënoj ose asistoj. Marre nga Telegrafi

FOTO GALERI
13/16
LONDON, ENGLAND - JULY 01: Granit Xhaka of Arsenal celebrates scoring his teams second goal during the Premier League match between Arsenal FC and Norwich City at Emirates Stadium on July 01, 2020 in London, United Kingdom. (Photo by Chloe Knott - Danehouse/Getty Images)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA