Vetëm tre ditë pas barazimit pa gola në derbin ndaj Manchester Unted, skuadra e Manchester City-t ndalet sërish, këtë herë në “Etihad Stadium” përballë West Bromwich, ku nuk shkoi më shumë sesa rezultati 1-1.

Të besuarit e Pep Guardiolës dominuan totalisht si në mbajtjen e topit, ashtu edhe në raste shënimi, por vuajtën edhe një herë në finalizim, teksa as rikthimi në fushë i Sergio Agueros nuk solli golat e shumëpritur.

Ilkay Gundogan zhbllokoi sfidën për “citizens” në minutën e 30’, por në të 43-tën ishte mbrojtësi portugez Ruben Dias që shënoi në portën e tij dhe riktheu baraspeshën, ndërsa deri në fund rezultati mbeti i pandryshuar.

Ky ishte barazim i 5-të i Manchester City-t në 12 javët e para, ku numëron edhe 5 fitore e dy humbje dhe ka arritur të grumbullojë vetëm 20 pikë, të cilat e mbajnë përkohësisht në vendin e 6 të renditjes së kampionatit anglez.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA