Shqetësime për legjendën e WWE/ Ric Flair rrëzohet dhe pëson dëmtime në kokë, transportohet me urgjencë në spital
Marc Marquez i jep një goditje Botërorit të MotoGP. Piloti spanjoll dominoi në Garën Sprint të Philip Island në Australi duke lënë pas vëllain e tij Alex Marquez dhe tani kampioni i botës e sheh sërish veten në krye të klasifikimit të përgjithshëm.
Në fillimin e garës Jorge Martin dhe Marc Marquez u shkëputën menjëherë edhe nisën një duel mes tyre me parakalime dhe kundërparakalime. Martin duhej se ishte më i shpejtë por kreu disa gabime që favorizuan Ducatin e kampionit të botës.
Kur kishin mbetur 6 xhiro nga fundi ndodhi edhe episodi që ndryshoi gjërat, Martin u bë protagonist i një rrëshqitjeje i kushtoi garën dhe kryesimin e kampionatit, me dhimbjen që e detyroi të shkojë në qendrën mjekësore në barelë.
Pas këtij momenti Marc Marquez fluturoi drejt fitores duke lënë pas vëllain e tij, Alex, ndërsa në vendin e tretë u rendit Fabio Di Giannantonio. Marco Bezzecchi u pozicionua në vendin e katërt pas parakalimesh te shumta të kryera.
Tani Marc Marquez është 10 pikë para Martin në krye të klasifikimit me këtë të fundit që do të mungojë në garën klasike të së dielës
Top Channel