Adriano Galliani në krye të Federatës Italiane? Klubet e Serie A e shohin si rivalin e Malagò
Xabi Alonso ka si mision të kthejë Chelsea në nivelet më të larta të Premier League. Trajneri spanjoll që është në sezonin e tij të parë në Stamford Bridge, po lë përshtypje të mira dhe pak nga pak po harron zhgënjimin e përjetuar gjatë aventurës së tij te Reali i Madridit.
Në një intervistë me Jamie Carragher, ish trajneri i Los Blancos kujton etapën e tij me skuadrën merenges dhe flet me sinqeritet për largimin e tij.
‘Më ka mbetur ndjesia se gjithçka u mbyll përpara kohe, pa e ditur rezultatin përfundimtar-tha Xabi Alonso-ishte mesi i sezonit, kur ishim ende në lojë për La Liga, Championsin, kështu që…’.
E megjithatë spanjolli kur kthen kokën pas nuk ndjen mëri ndaj Realit të Madridit.
‘Drejtimi i Realit është një eksperiencë-shtoi Xabi Alonso-është një klub special në gjithçka. Është pak ndryshe nga të tjerët në gjithçka dhe unë mësova nga jo. Shikoj prapa jo me mërzi, hedh sytë nga pas dhe mendoj: epo, tentova, tentova të jap më të mirën time’.
Xabi Alonso foli edhe për SkySports në lidhje me kalimin e tij të Chelsea dhe planin e tij për të rikthyer Blutë te lavdia e dikurshme
‘Nuk kisha asnjë lidhje me Chelsea, por me potencialin që është këtu, disa gjëra mund të ndryshonin dhe mendova se mund të nisnim këtë rrugëtim së bashku-shtoi Xabi Alonso që shpjegoi edhe vendimin për të nënshkruar me klubin londinez-ishte momenti i duhur. Për mua ishte çasti i përshtatshëm pas Leverkusenit. Pas Realit të Madridit kisha kohë të lirë dhe doja të kisha këtë ndjesi pozitive, të krijoja një lidhje të mirë me vendin ku doja të shkoja’.
Top Channel