Juventus në ditët e fundit u vu në qendër të zërave që vazhdimisht flisnin për ndryshime në pankinë teksa nisën të qarkullonin emra të ndryshëm nga Conte e deri te Pioli, Farioli e Simone Inzaghi.

Në këtë pikë trajnerit aktual Luciano Spallettit i është dashur të punojë edhe për të mbajtur skuadrën e tij larg zërave dhe të shpalosë mendimet e tij të ndërlikuara, të shprehura me ndërtime të veçanta sintaksore, në bisedat me gazetarët. Së fundmi, fjalëve të tij u është shtuar edhe një nuancë melankolie, me referenca për fundin e karrierës, që nxjerrin në pah personalitetin kompleks të Lucianones. Kësaj situateje të komplikuar i shtohen edhe dëmtimet që ia vështirësojnë akoma më shumë gjërat në kërkom të një rezultati të menjëhershëm

Spalletti është i vetëdijshëm për faktin që do të akuzohet për çdo rezultat negativ dhe për faktin se sa e vështirë është t’i japë drejtim skuadrës në një sezon që ka nisur keq. Dëmtimi i menjëhershëm i futbollistit më të talentuar, Yildiz, problemet me golin të qendërsulmuesit që supozohej të ishte shpëtimtari i skuadrës, Kolo Muani, disa gabime foshnjarake në mbrojtje të kryera edhe nga ata nga të cilët më pak priteshin, Bremer dhe problemet me Celiik dhe Nico Gonzales, janë disa prej çështjeve me të cilat përballet Zonja e Vjetër në këtë periudhe.

Në këtë pikë për Spallettin formacioni i skuadrës për ndeshjen me Leccen është praktikisht i detyruar edhe pse ka dyshime që përfshijnë edhe balotazhin dhe sistemin e lojës. Një prej dysheve të mesfushës Douglas Luiz-Sarr pritet t’ia lërë vendin Koopmeine, ndërsa në krahë pritet të jenë McKennie dhe Cambiaso. Për t’u kuptuar është reparti i sulmit nëse do të jetë një 1+2 apo 2+1. Në rastin e parë do të ishte Alajbegovic pas Kolo Muani dhe Woltemade, ndërsa në opsionin e dytë boshnjaku do të formonte dyshe me Zhegrovën për të luajtur pas francezit.

Top Channel