Strehuan 28 emigrantë të paligjshëm në një magazinë, arrestohet 1 person, dy të tjerë shpallen në kërkim

13/12/2020 10:07

Një person është vënë nën prangat e policisë në Fier, si dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë pasi strehuan 28 klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian.

U arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit K. K. (M). dhe S. M. (G)., të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një magazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qira shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.

Njoftimi i policisë/Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për  goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Strehuan 28 klandestinë me qëllim trafikimin për në vendet e Bashkimit Europian, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier në bashkëpunim me Njësinë Hetimore në DPPSH finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”, në përfundim të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Z. M., 52 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve K. K. (M)., 30 vjeç, banues në Vlorë dhe S. M. (G).,37 vjeç, banues në Patos.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin,në fshatin Portëz, në ambientet e një makazine në pronësi të shtetasit S. M.(G), dhënë me qera shtetasit K. K. (M)., kishin strehuar 28 klandestinë me qëllim trafikimin e tyre për në vendet e Bashkimit Europian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA