Këto janë shtetet me më shumë klube në Ligën e Kampionëve

10/12/2020 12:26

Siç e dimë, mbrëmë ka përfunduar faza e grupeve në kuadër të Ligës së Kampionëve, ku Real Madridi siguroi në ndeshjen e fundit kualifikimin përballë gjermanëve të Borussia Monchengladbach, e ndërsa skuadra italiane Inter nuk arriti që të paktën të mbetej në Ligën e Evropës.

Nga 16 skuadrat që u kualifikuan, katër prej tyre i takojnë Gjermanisë, katër i takojnë Spanjës, me nga tre skuadra janë Anglia e Italia dhe me nga një Franca e Portugalia.

Më poshtë mund të mësoni skuadrat së bashku me shtetet përkatëse të cilat gjenden në fazën e 16 skuadrave më të mira në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Gjermania (4 ekipe): Bayern Munich, Borussia Monchengladbach, Borussia Dortmund, RB Leipzig

Spanjë (4 ekipe): Real Madridi, Barcelona, Atletico Madrid, Sevilla

Angli (3 ekipe): Liverpool, Manchester City, Chelsea

Italia (3 ekipe): Juventus, Atalanta, Lazio

Franca (1 ekip): Paris Saint-Germain

Portugalia (1 ekip): Porto

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA