Reperi i njohur, Stresi ka qenë në protestën e organizuar në rrjetet sociale për vrasjen e të riut, Klodian Rasha nga ana e policisë.

Ai ka thënë se protesta është organizuar nga shokët e Klodianit. Stresi ka treguar se Klodianin e kishte njohur nëpërmjet shokëve të tij.

“E kemi organizuar vetë këtë protestë. Jemi shokët e Klodianit. Ne nuk ikim nga këtu .Është protesta e të rinjve. Poshtë diktatura. Thërrisni të gjithë shqiptarët të vijnë këtu. E njoh nga shokët e mi. Por çdo shqiptar e ka shok Klodianin sot. Nuk dorëzohemi”, tha Stresi.

“Ka qenë një nga shokët më të mirë. E kanë vrarë. Mundohen ta përdhosin tani. Janë të gjitha shpifje.”

Stresi: Hajdeni në shesh, nuk mund ta lemë të na vrasin kështu. Ne jemi si në vitin 90’, protesta e të rinjve.

Protestues: Lejeni, PD, LSI e PS. Dilni këtu.

FOTO GALERI
1/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA