Francezi që zgjodhi Shqipërinë/ La Parisin dhe erdhi në Tiranë: “Po hapim një biznes IT këtu”
08/12/2020 19:59
Benjamin është një i ri francez që ka zgjedhur të jetojë në vendin tonë dhe madje të hap edhe një biznes të tijin.
Pas disa vizitash në Tiranë dhe njohjes me të rinj, ai ka vendosur të qëndrojë këtu dhe bashkë me miqtë e tij të nisë punën si specialist i IT.
“Jam këtu prej tre javësh. Kjo është hera e pestë që vij në Shqipëri. Po hapim një biznes. Kam bërë miq të mirë në Shqipëri. Shqiptarët punojnë shumë dhe mësojnë shpejt” tha Benjamini.
Top Channel