Sot në presidencë u hodh shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED).
Presidenti Meta e përcaktoi që më herët datën 4 dhjetor për hedhjen e shortit.
Në short u zgjodhën kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Kështu si rezultatit i shortit u përzgjodhën:
Nga përzgjedhja e gjyqtarëve nga gjykata kushtetuese rezultoi se:
Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e KED
Elsa Toska zgjidhet anëtare e KED
Fiona Papajorgji, zgjidhet anëtarë zëvendësuese në KED.
Përzgjedhjen e përfaqësuesve nga Gjykata e Lartë
Ervin Pupe, anëtar i KED përfaqësues nga Gjykata e lartë
Ilir Panda anëtar zëvendësues i KED
Përfaqësuesit e Prokurorisë së Përgjithshme
Adnan Xholi anëtar i KED
Kujtim Luli anëtar zëvendësues në KED
Gjykatat e apelit, përfaqësuesit:
Astrit Kalaja anëtar i KED
Elona Toro anëtare e dytë e KED
Zegjine Sollaku anëtare zëvendësuese e KED
Përzgjedhja nga zyrat e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit:
Gjon Fusha anëtar i KED
Genti Xholi anëtar i Dytë i KED
Kleanth Zeka anëtar zëvendësues i KED
Përfaqësuesi nga gjykata administrative zgjidhet nga shorti rastësor:
Rilinda Selimi anëtare e KED
Gentiana Xhelili anëtare zëvendësuese në KED.
KED me anëtarët e rinj do të funksionojë përgjatë vitit 2021. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.
Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë vazhdimisht ambasadorja amerikane Yuri Kim po përsërit thirrjet për palët që ta bëjnë funksionale Gjykatën Kushtetuese deri më 31 dhjetor.
Top Channel