Nis faza e fundit/ Kandidatët për ‘FBI-në shqiptare’ i nënshtrohen testit të poligrafit
03/12/2020 11:05
Kandidatët e kualifikuar në garën si agjentë të FBI-së shqiptare (Byronë Kombëtare të Hetimit, BKH) kanë nisur sot testin e poligrafit, apo siç njihet ndryshe makinës së të vërtetës, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Kujtojmë se kjo është faza e fundit e garës dhe vjen pas procesit të deklarimit të pasurisë. Testi i poligrafit bëhet nga anëtarë të SHÇBA, kreu i SPAK-ut dhe anëtarët e komisionit.
Ndërkohë, për vakancat për plotësimin e 60 hetuesve të BKH-së, gara pritet që të rihapet sërish në fillim të vitit 2021.
Top Channel