Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka njoftuar se numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Afrikë ka tejkaluar shifrën 52 mijë.

Gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 316 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi në 52.231, ndërkohë numri i infeksioneve shkoi në 2.184.209, përfshirë 13.366 infeksione të reja.

Sipas të dhënave nga CDC, numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi është rritur në 1.853.263, ndërsa numri i rasteve aktive është 330.946.

Afrika e Jugut, me 890.100 raste dhe 23.300 vdekje, është vendi më i prekur nga pandemia në kontinentin afrikan. Megjithatë, ky vend po ashtu ka numrin më të lartë të të shëruarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA