Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak
Një 54-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte, ka përplasur murin rrethues të një banese dhe më pas ka dhunuar pronaren e saj.
Sipas Policisë, pas incidentit, 54-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Rrugore për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.
Për rastin është bërë arrestimi i tij, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Tiranë/U arrestua një 54-vjeçar, pasi dyshohet se, me automjetin që drejtonte, ka goditur murin rrethues të një banese. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se ka dhunuar pronaren e banesës dhe nuk i është bindur urdhrit të shërbimeve të Policisë Rrugore për kryerjen e testit të alkoolit“, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel