
23/02 22:38
Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha është paraqitur në spital për shkak të infektimit me Covid-19. Ai është shtruar në departamentin Covid-19 të spitalit Cona .
Lajmin e shtrimit e bën të ditur SPAL që thekson se Berisha do të kryejë disa testime klinike.
Portieri i Spal ishte në izolim paraprak dhe nuk ra në kontakt me shokët e tij pasi doli pozitiv të Premten 27 pas angazhimeve me kombëtaren shqiptare .
” SPAL srl njofton se pas infektimit me Covid-19 të gjetur të Premten 27 Nëntor, në orët e kaluara portieri bardheblu Etrit Berisha u shtrua në departamentin e specializuar Covid-19 të Spitalit Cona për të kryer kontrolle klinike “.
Top Channel