Bari në Romë…/ Ku ndalohen bisedat për covid-in

29/11/2020 15:58

Klientët në një bar në romë, mund të flasin për historinë, të bëjnë thashetheme, të flasin për kulturën apo motin, shkurt, për gjithçka që duan përvec koronavirusit.

Kristina Mattioli, pronarja e një bari të quajtur Feeling, ka vendosur të ndalojë të gjitha bisedat mbi covidin në lokalin e saj pasi gjendja e shumë njerëzve është rënduar shumë dhe atmosfera është rënduar jo pak.

Ajo vendosi dy njoftime në bar. Në njërin prej tyre shkruhej: Bisedat për koronavirusin janë të ndaluara ndërsa në tabelën tjetër, sugjeroheshin tema alternative bisede, mes të cilave, sezoni i radhës i grande frattelo-vip.

“Pas nëntë muajsh, është bërë shumë e rëndë e gjithë kjo. Të gjithë kanë teoritë e tyre për atë që duhet ose nuk duhet të ndodhë. Ne nuk jemi virologë apo pjesë e qeverisë që duhet të marrim vendime. Është e rëndësishme që të ndjekim rregullat dhe të jemi të kujdesshëm por është e rëndësishme edhe që të mos nënvlerësojmë pasojat psikologjike të pandemisë ndaj edhe kjo ishte një mënyrë e këndshme për të thënë…të mos harrojmë temat e tjera….”, thotë ajo.  Dhe nisma, duket se është pritur mirë. Klientët e kanë pëlqyer atë dhe shumë shprehen se më në fund kanë gjetur një vend ku të pijnë një kafe në paqe…

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA