Ilir Shaqiri ishte i ftuari i autores dhe moderatores Luana Vjollca mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush LUAN”.
Këngëtari u vendos përballë djalit të tij Korab Shaqirit në një intervistë mjaft speciale. Në këtë intervistë Iliri “hapi zemrën” përballë të birit duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve që ai i drejtoi.
Iliri zbuloi se ka pasur dëshirë të madhe të kishte edhe tre vajza përpos tre djemve që ka. Nëse djemtë do I kërkonin të hiqte dorë nga muzika, këngëtari ju përgjigje se po, pasi deri tani ka bërë këngë që I kanë shërbyer kohës së vet. Këngën që do ta konsideronte si “këngën e jetës së tij” është “Fjalët e qiririt”
Mirëpo meqenëse të gjithë duan të dinë më shumë për jetën e tij private, Korabi iu drejtua Ilirit me këtë pyetje: “Çfarë do t’i thotë sot mamit publikisht nga skena e “Shiko Kush Luan”?”
“Vazhdoj ta dua edhe më shumë nga se e kam dasht!”, ishin këto fjalët dedikim për bashkëshorten nga Ilir Shaqiri.
Top Channel