Iran, shënohen 431 viktima të reja nga COVID-19
24/11/2020 14:26
Me 483 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i viktimave ka arritur shifrën 45.738.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 13.721 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 880.542.
Lari shtoi se 5.824 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 617.715.
Duke informuar se deri tani në vend janë kryer 5.871.098 teste, zëdhënësja Lari vuri në dukje se të gjitha 31 rajonet në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq” dhe të “rrezikshëm”.
Top Channel