Në Indi deri më sot janë regjistruar më shumë se 9,1 milionë raste të infeksionit të koronavirusit të ri(COVID-19), pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 37.975 të infektuar, që megjithatë është më pak se ditët e kaluara kur u regjistruan mbi 40.000 raste.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Indisë, si në ditët e kaluara, ka vazhduar trendi i rënies së vdekjeve dhe rasteve të infektimeve me COVID-19.
Numri i rasteve të konfirmuara arriti në 9.177.840, ndërsa 480 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit si rezultat i infeksionit me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 134.218. Në Indi, mbi 8,6 milionë njerëz janë rikuperuar nga koronavirusi deri më tani.
Në 24 orët e fundit, 22 raste të reja të COVID-19 u regjistruan në Kinë, nga të cilat 20 u importuan nga jashtë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 86.464.
Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, asnjë vdekje nuk është raportuar në këtë vend në 24 orët e fundit si rezultat i COVID-19.
Në Kinë, ku COVID-19 u shfaq për herë të parë në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, 4.634 njerëz kanë vdekur nga efektet e koronavirusit deri më tani, ndërsa 81.508 janë rikuperuar./AA/
Top Channel