Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do të paraqitet nesër në gjykatë për shkak të akuzave për korrupsion dhe abuzimit të ndikimit.
Kjo është çështja e parë e disa hetimeve kundër një politikani të djathtë që udhëhoqi Francën midis 2007 dhe 2012, kështu që do të paraqitet para një gjykatësi pas disa vitesh përpjekjesh për të tërhequr ose anuluar akuzat, raporton theguardian.
Në një çështje të njohur si “çështja e përgjimit”, prokuroria pretendon se Sarkozy dhe avokati i tij, Thierry Herzog u përpoqën të korruptonin gjyqtarin, Gilbert Aziber për të dorëzuar informacione sekrete nga një hetim i veçantë kundër ish-udhëheqësit francez.
Në këmbim, Sarkozy akuzohet se i ka ofruar Aziberit që t’i sigurojë atij një punë të këndshme në Cote d’Azur.
Sarkozy është shënjestra e një serie hetimesh ligjore – nga akuzat se lideri i ndjerë libian, Muammar Gaddafi, financoi ilegalisht fushatën e tij deri te marrja e një ryshfeti të pretenduar nga shitja e armëve në Pakistan.
Top Channel