Korça vijon të shënojë shifra në rritje të personave të prekur nga koronavirusi.

61 raste pozitive u konfirmuan në Bashkinë e Korçës brenda 24 orëve e 8 prej të cilëve mësues në shkolla të ndryshme. Edhe në Pogradec, mes 10 rasteve të konfirmuara, njëri është mësues. Kjo është një prej shifrave më të larta që ka arritur Korça deri më tani pavarësisht kufizimeve që vijojnë të shtohen.

Sipas të dhënave, rastet më të shumta janë përqendruar në qytet dhe më pak në fshatra, ndërsa janë kryesisht vatra familjare.

Pavarësisht kësaj, Korça vijon të jetë një prej zonave me raste të shumta të të prekurve nga Covid-19, ku përveç shkollave nuk mungojnë rastet e identifikuara edhe në institucione të tjera shtetërore apo subjekte private.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA