Edhe pse takimi me Andin shkoi mjaft mirë, Ana Kauri nuk e zgjodhi atë në takimin pasardhës, por zgjodhi të dilte me një tjetër djalë.

Bukuroshja theksoi se do të vijojë të zgjedhë djemtë që ajo ka krijuar një pëlqim paraprak, e për këtë arsye zgjodhi Arjonin. Ana Kauri tregoi se para se të futej në emision, ka krijuar një ide për djemtë dhe tanimë është e përqendruar tek zgjedhjet që kishte menduar më herët.

Pas këtyre takimeve, ajo tha se do të fokusohet më pas, tek djali që do të pëlqejë më së shumti, edhe pse në takimin me Andin ajo pranoi se ai ka disa karakteristika që asaj i pëlqejnë. Ndërkaq, Arjoni, u shpreh i gatshëm për të dalë në një takim me bukuroshen. Presim dhe të shohim se si do të shkojë takimi mes tyre…

FOTO GALERI
2/5

Top Channel